Detajet e krimit/ Ja pse 21-vjeçari qëlloi sot mbi të atin polic

Një orë pasi 21-vjeçari Mirald Metallari qëlloi me armën e shërbimit mbi të atin polic, bëhet e ditur se shkak për krimin e rëndë është bërë një konflikt për motive të dobta mes të dyve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën private të familjes Metallari në lagjen Nr.3 Bathore, pasi 21-vjeçari u konfliktua me të atin 62-vjeçar Myftar Metallari për motive banale. I ati polic në komisariatin nr. 5 në Kamëz i ka kërkuar të birit të ndërtojnë një mur betoni në shtëpi, por ai e ka kundërshtuar.

Në sherr e sipër, i riu ka marrë armën e shërbimit të tij, një pistoletë e llojit TT Model 56 dhe ka qëlluar mbi të atin, duke e lënë të vdekur në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe nënën e autorit 47-vjeçaren N. Metallari, e cila ka hyrë për t’i ndarë. Menjëherë pas ngjarjes i riu ka tentuar t’i vijë në ndihmë të ëmës, duke e transportuar drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pikërisht gjatë rrugës për në spital ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se Mirald Metallari, 21 vjeç ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?