Përplasen komisionerët bllokohet votimi për disa minuta

Shënohet incidenti i parë në qendrat e votimit pas nisjes së procesit dy orë më parë.

Në QV me Nr. 1886/1, në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit, në Tiranë, ka pasur një konfrontim fizik mes komisionerëve.

Shkak për përplasjen është bërë shoqërimi i personave të moshuar nga familjarët e tyre për në qendrat e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i votimit u ndërpre për disa minuta, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë pasi më parë i duhet autorizim nga KQZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

U kërkua ndërhyrja e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, për të zgjidhur situatën dhe rinisur procesin e votimit. Në këtë QV, procesi i votimit nisi disa minuta pas ndërprerjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?