Skandal/ Komisioneri i PS filmohet në makinë duke dhënë lekë për vota

0

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin “Klan” ka publikuar një denoncim të fortë për blerjen e votave nga Partia Socialiste. Në video duket kreu i PS-së së Vorës (Tiranë) dhe drejtor i OSHEE, i cili duket qartë se po blen vota.

Në video shihet qartë sesi përfaqësuesi i lartë i PS lokale dhe drejtor i OSHEE, pasi diskuton me votuesin, shkon më të në makinë dhe nxjerrë tufën e lekëve. Lekët i numëron në makinë dhe më pas ja jep në këmbim të votës që qytetarët do t’i japin PS-së në zgjedhjet që do mbahen sot, pas pak orësh.

Ky është denoncimi më i fortë, me prova dhe me pamje filmike që tregon atë që po ndodh këto ditë në gjithë Shqipërinë. Në video shihet sesi ndahen lekë për vota, njëlloj si kur do blihen domate në pazar. Kur ky manipulim i madh ndodh në Vorë, pak kilometra nga Tirana, çfarë po ndodh në qytete e tjera dhe në zonat ku nuk ka media dhe as prani policore të madhe.

Deri më sot LSI ka folur më shumë se çdo forcë tjetër politike për blerje vote nga Rilindja. Por qëndrimet e saj janë cilësuar si deklarata politike. Investigimi i bërë nga një televizion kombëtar tregon përmasat e frikshme që ka marrë fenomeni i blerjes së votës në këto zgjedhje.

Sipas investigimit, personi që jep lekët për votat është Arben Marko, kryetar i PS-së lokale dhe njëkohësisht drejtor i OSHEE. Por ajo që e rëndon dhe më tepër këtë manipulim është fakti se Marko është drejtor i OSHEE.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zv/kryetarit të LSI-së, Luan Rama. Në një postim në Facebook, Luan Rama shprehet se LSI e ka denoncuar prej ditësh atë që po ndodh në Vorë. “Bravo Stop-i!  E denoncuam pardje në një konferencë shtypi me Eriona Bixha këtë maskaradë të Rilindjes në Vorë, por na akuzuan që po shpifnim! Po tani? Prandaj nesër të gjithë votën kundër kësaj rrace të ndyrë!”,- shkruan Luan Rama.

PER TË PARË VIDEON KLIKONI KETU PATJETER: BLERJA E VOTAVE


Vore-zgjedhje, manipulim by mili-xhani