Manjani: Me shkarkimin e zv/ministrit të Brendshëm, Rama konsumoi një krye-vepër penale

Pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin e zv.ministrit të Brendshem, Ilir Marku, ka ardhur treagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Manjani deklaron se me urdhërimin e shkarkimit të Markut, kreu i qeverisë, që ka braktisur detyrën, ka konsumuar një krye-vepër penale. Kjo sepse thotë Ylli Manjani‏, zëvendësministri shkarkohet përmes Këshillit të Ministrave dhe jo me një urdhër personal të kryeministrit.

“Zv.Ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeministri!E.Rama ka braktisur detyrën duke konsumuar një krye-vepër penale!”- shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.