Ja e vërteta e telefonatës për ‘Balenën Blu’ në Kamëz

Lajmërimi i mbërritur në komisariatin e policisë se një fëmijë 12 vjeçar ka tentua të hedhë veten nga kati i 7-të i një pallati në Kamëz, ka rezultuar i rremë.

Ka qenë policia e cila ka sqaruar se pas telefonatës alarmuese, ku dyshohej se një fëmijë i moshës 112 vjeçare i cili mund të ishte bërë pjesë e lojës vdekjeprurëse ‘Balena Blu’, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të uniformave blu si dhe dy makina zjarrfikëse, por më pas kanë konstatuar se telefonata ishte një mashtrim.

Kanë qenë bizneset përreth zonës të cilët kanë konfirmuar se asgjë nga çfarë pretendohej në telefonatën e bërë nuk ishte e vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e telefonatës së rreme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet.

Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikëse.

Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarracë rreth kohës së telefonatës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?