Ikën nga PD-ja? Reagon ashpër Patozi: Basha të jetë i qartë se…

Pas seancës të jashtëzakonshme, ku u votuan ndryshimet në komisionin ad hoc, me votat edhe të deputetëve të lënë jashtë listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Votën për ndryshimet e dha edhe deputeti Astrit Patozi, i cili në një prononcim jashtë kuvendit për mediat, lëshoi një deklaratë të fortë, ku theksoi se nuk erdhi për të dorëzuar testamentin politik.

I lënë jashtë listës së Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi foli për praninë e tij në seancën e sotme. Deputeti mes të tjerash e ka cilësuar si detyrim dhe krejt normale pjesëmarrjen e tij, për sa kohë ka ende mandatin e deputetit. Tre herë deputet i PD-së, ashtu siç edhe e theksoi, Patozi tha se do të vijë në kuvend sa herë të kërkohet deri në fund të mandatit.

“Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patozi ka theksuar se ai do të jetë dhe do të qëndrojë në PD, edhe kur kreu Basha të largohet. Ai shtoi se marrëdhënia e tij me PD-në, nuk varet nga humori i kreut Basha pasi kreu e gjeti aty dhe aty do la lërë kur të largohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha”, tha Patozi.

Duke risjellë në vëmendje opsionin e një qeverisje pas zgjedheve PS-PD, Patozi i bëri thirrje lidershipit të partisë, që të përjashtojë qartë çdo mundësi për koalicion me PS-në. Nëse ndodh kjo, atëherë theksoi Patozi, nuk do ta kenë problem edhe një marrëveshje lokale duke kaluar tek PS-ja.

“Nëse kjo javë e fundit që ka ngelur deri në zgjedhje nuk do ta ndajë përfundimisht PD-në nga kjo legjendë, sigurisht që pasojat do të jenë shumë të rënda dhe përgjegjësia do të jetë e z.Basha, i cili duhet të jetë eksplicit në këtë temë. Sepse në rast se demokratët konstatojnë se ka një marrëveshje mes udhëheqësit të tyre dhe kryeministrit Rama atëherë ata nuk e kanë fare problem që të bëjnë edhe marrëveshje lokale duke kaluar tek Partia Socialiste. Unë shpresoj shumë që ky problem të zgjidhet”, tha Patozi për mediat.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?