Topalli tregon pse është kundër Bashës: Që kur zbriti nga avioni…

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, në konferencën për shtyp së bashku me Arben Imamin, ku dolën kundër listës së Bashës dhe kërkuan shkarkimin e tij, shprehu rezervat e saja ndaj kreut, ndërsa pohoi se asnjëherë nuk i kishte pëlqyer si lider.

Topalli theksoi se ka qenë kundër Bashës që në momentit kur ai zbriti për herë të parë nga avioni dhe u kthye në Shqipëri.

E pyetur nga gazetarët nëse ish-kryeministri është në dijeni të këtyre qëndrimeve dhe rezervave, Topalli nënvizoi se Berisha është në dijeni të çdo mendimi të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam qenë kundër që ditën e parë që zbriti nga avioni. S’e kam mbështetur asnjëherë. Kam pasur rezerva të mëdha, i kam thënë publikisht. Kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Jam në koherenca të mëdha. Duke parë ku ka qenë dhe ku është forca më e madhe. Hoqi vizat, futi vendin në NATO, ia ndryshoi vendin infrastrukturës. Do falenderoj fort z.Berisha. Ka nevojë për pak dhembshuri, për këtë vend. Nuk ecet duke menduar se do jem unë me pushtet, të mendoj për familjen time”,-tha Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?