Masakra- Ky është drejtori i OSHEE-së u ekzekutua në mes të Vlorës

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rende ka tronditur qytetin e Vlores kete pasdite.
Tashmë është konfirmuar se viktime ka mbetur një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës.

Policia ka zbuluar se të shtënat me armë automatike kanë qenë për viktimën, i cili është drejtori i OSHEE-së në Vlorë, Roland Saliu.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku po qëndronte drejtuesi i OSHEE-së. Atentatorët dyshohet se janë afruar përmes një makine dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Nga atentati ka mbetur i vdekur Roland Saliu dhe i plagosur ishte Erven Hyseni, pronar i nje TV lokal, i nje lokali dhe nje hoteli ne qytet, i cili ka nderruar jete pak minuta me pare.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë në kryerjen e këtij atentati mafioz.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se autorët kanë qenë të maskuar. Automjeti i autorëve, është gjetur i djegur në fshatin Panaja të Vlorës. Policia ka blinduar qytetin ne te gjitha hyrjet dhe daljet. Burimet thonë se edhe vete ministri i ri i brendshëm është nisur drejt vendit te ngjarjes./Lapsi.al/

Reagimi i policisë

Në një informacion paraprak policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit”. Sipas uniformave blu është është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Për pasojë, thotë policia kanë mbetur të vdekur 2 shtetas: R.S., Drejtor i OSHEE-së dhe E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë. Sipas policisë autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?