FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama flet nga Selenica. I dërgon mesazhin e fundit Bashës në prag të protestës

Kryeministri i vendit, Edi Rama po flet në këto momente në takimin elektoral të Partisë Socialiste.

Rama që në fillim të fjalës së tij, u kërkoi të gjithëve të votonin për PS me 18 qershor, sidomos demokratëve, ndërsa u tha që të dënonin me votë ata që janë mbyllur në bunker.

”Ky është takimi i parë elektoral i Partisë Socialiste. Çfarë kemi bërë është shumë pak në krahasim me atë çfarë ngelet për tu bërë. Kjo është prova e sigurtë që ne dimë të bëjmë shtet. Vizioni ynë nuk do të ndërpritet nga politika e vjetër. Të jeni të bindur se ata që janë mbyllur në bunker, nuk e duan drejtësinë. Këtu në Selenicë nuk ka vetëm socialistë, por ka edhe demokratë. Mua më vjen shumë keq për ta. Ndjehem shumë keq që ata sot janë të braktisur nga lidershipi i partisë së tyre. Unë u them me zemër të hapur të na bashkohen, jo për tu bërë anëtarë të PS, jo për të ndryshuar bindjet, por për të qenë kundër atyre që e kanë mbyllur veten e tyre në bunkerin e trupit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?