Basha thyen tabunë e çadrës dhe kujton kohën e Skënderbeut: Nuk lëshojmë asgjë nga …
Në një dalje jo të zakonshme për këtë të enjte, e cila zakonisht i dedikohet grupit parlamentar opozitar, ku folës janë deputetë të PD-së, Lulzim Basha mirëpriti në çadrën e protestës kreun e komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez.
Basha: Nuk është zakoni im të jem sot ditën e enjte paradite, është dita e deputetëve, por jam për të mirëpritur një nga miqtë më të çmuar të Shqipërisë, luftëtarët e parë dhe të paepur për lirinë dhe demokracinë në Europën Lindore dhe në Shqipëri, legjendë e revolucionit komunist që rrëzoi diktaturën komuniste në Hungari, bashkënëtor i Viktor Orban, kryetari i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez.
Basha nënvizoi edhe njëherë se nuk do ketë asnjë tërheqje të opozitës nga garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha: Beteja jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, votën e qytetarëve, asgjë nuk kërkojmë për veten tonë, asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mbledhja e grupit Parlamentar të PD, është transferuar sot në ‘çadrën e lirisë’, atje ku opozita proteston prej gati 3 muajsh. Në fjalën e tij, Basha deklaroi se do t’i jepet fund republikës së vjetër, për t’ja lënë vendin Republikës së Re.
Ai risolli miqësinë e vjetër mes shqiptarëve dhe hungarezëve, në kohën e Skënderbeu, kundër tiranisë.
“Jam ketu për te mirëpritur kryeministrin hungarez, i cili na ka dhënë mbështetje për vendin. Republika e re i ka mbledhur në çadër qytetarët. Kjo është beteja kundër padrejtësisë e tiranisë se krimit. Sot jemi me të bashkuar në luftën për demokraci të vërtetë. Demokraci e vërtetë nga qytetaret për qytetaret. Beteja jonë për zgjedhje të lira është për votën e qytetarëve”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

