FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon takimi i ambasadorëve me kreun e Kuvendit Meta

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve me kreun e kuvendit Meta. Në zyrën e Kreut të Kuvendit ishin ambasadori i SHBA, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vllahutin dhe ai i OSBE, Bernd Borchardt. Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë dështimi i negociatave për zgjidhjen e krizës politike me zyrtarët e PPE. Takimi i ambasadorëve me Metën zgjati 1 orë e 25 minuta.

Po sot, më herët kreu i Kuvendit Meta u takua me kryeministrin Rama. Krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar këtë paradite, një ditë pas dështimit të negociatave nga zyrtarët ndërkombëtarë. Takimi që nisi rreth orës 09.30, zgjati për rreth një orë e gjysëm dhe për momentin asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje.  Kryeministri Rama ka qënë i shoqëruar në këtë takim nga Taulant Balla dhe Ëngjëll Agaçi. Negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?