Atentat ndaj Bashës, përgjigjet Drejtori Altin Qato
Një lajm ka qarkulluar këto orë në mediet online për skenarin e një atentati ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha. Lidhur me këtë u pyet Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato.
“Mund të kemi një deklaratë më vonë për këtë”, tha Qato teksa doli në një konferencë për operacionin antidrogë në Skrapar. Përgjigja e Qatos la të hapur mundësinë se policia ka informacion rreth lajmit të këtyre minutave se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik.

