Policia jep detajet për vrasjen e ish-kryepolicit, ja dyshimet e para

Policia ka dhene edhe detajet e para ne lidhje me vrasjen e ish-kryepolicit Artan Cuku sot ne mbremje ne Tirane.

“Në lidhje me ngjarjen në sallën operative rreth orës 20:00 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri. Kanë shkuar menjëherë shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë kosntatuar vrasjen e ish-punonjësit të Policisë Artan Cuku rreth 40 vjec. Te shtenat kane qene fatale per jeten, nuk ka pasur mundesi per transport ne spital. Eshte krijuar menjehere grupi hetimor”, tha Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ne vendin e ngjarjes.

Sipas tij, “jane dhene te dhena mbi autoret e mundshem. Aktualisht eshte ngritur grupi hetimor si nga Drejtoria e Policise se Shtetit, dhe nga Policia e Tiranes, me ekspertet me te mire. Angazhimi jone eshte maksimal per zbardhjen e ngjarjes”

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet e para janë se vrasja e tij është bërë për hakmarrje për një ngjarje në vitin 2004. Mesohet se kane qene 2 autorë, që të 2 nën 30 vjeç, te cilet me pas dyshohet se janë nga veriu i zones. Në vendngjarje ka shkuar Drejtori i Policise se Tiranës, Ervin Hodaj dhe Drejtori i Policisë Haki Cako.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasësit e Artan Çukut kanë përdorur një motorr me te cilin po e prisnin viktimen dhe me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes. Ai mesohet se eshte qelluar me 5 plumba.

LEXONI EDHE:

Kush është kryepolici i vrarë sot në Tiranë

Vrasje me armë zjarri në Tiranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?