FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveri e besimit, reagon deputetja e PS: Gjyshi më ka lexuar herët për dhelprën dhe maçokun e Pinokut

Pas deklaratës së kreut të LSI, Ilir Meta mbi krijimin e një  “qeverie te besimit” vijojnë debatet dhe komentet brenda së majtës.

Pas Erjon Braçes, Milena Haritos dhe Namik Koplikut, së fundmi është deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku që reagon kundër këtij propozimi të LSI-së.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo thotë se nuk do votojë asnjë qeveri besimi pasi do të shkelte besimin e qytetarëve që i kanë dhënë votën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveri besimi? Im gjysh ma ka lexu shumë herët dhelprën dhe Maçokun e Pinokut. Nuk votoj asnjë qeveri besimi që çon në esfel besimin e atyre që më besuan votën. I vetmi besim (tokësor) që ndjek me dëshirë është artisti Besim Zekthi me vallen e Shqipeve”, – shkruan Shamku.
ledi-shamku-status

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?