FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama takon njërëzit besnikë në PS

Teksa nga Asambleja e PS i beri thirrje aleatit te tij te vijojne koalicionin edhe per zgjedhjet e 18 qershorit, teksa tha se marrëveshja me LSI-në i shërben vendit, kryeministri Edi Rama, pas darkes me peshk, duket se e ka marre edhe publikisht pergjigjen e Metes, kreut te LSI.

Ai e beri te qarte pas mbledhjes se Kryesise se partise qe drejton, se pergjegjesia eshte e zotit Rama qe te ulet me liderin e opozites ne tryeze dhe te gjeje zgjidhje per krizen politike, duke i ofruar besim opozites.

Por Rama per keto deklarata ende nuk eshte pergjigjur, dhe nuk dihet se kur do ta beje kete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Kryeministri Rama duket se nuk po rri qetesi. Ai ka nisur kontaktet e para me njerëzit e tij më të besuar në qeverisje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga “Panorama”, Rama pas takimit me ambasadorin Lu dhe ish-ambasadorin Arvizu, ka thirrur ne ambientet e kryeministrise Saimir Tahirin, Gramoz Ruçin, Erion Veliajn dhe Fatmir Xhafajn.

Por deri tani Edi Rama nuk ka folur asnjë fjalë. Teksa edhe sot si cdo dite, ka postuar foton e pershendetjes ne rrjetet sociale, por ndryshe nga heret e tjera, nuk i eshte pergjigjur komentuesve dhe interesimit te tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?