Deklaratës së Ramës për 71 mandate? Vasili: Të na i thotë në sy dhe i përgjigjemi

Në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Kryeministri Edi Rama deklaroi se, Partia Socialiste mund t’i mbledhë 71 deputetë, duke i kthyer kështu përgjigje Ilir Metës që tha se, LSI do të dalë në opozitë kur PS-ja të marrë një numër të tillë deputetësh.

Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, u pyet në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” nga gazetari Blendi Fevziu, nëse pas deklaratës së Kryeministrit a është e gatshme LSI të dalë në opozitë.

Vasili u shpreh se, kjo deklaratë e Ramës është burim mediatik dhe nuk mund ta komentojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk mund të spekulojë ose komentojë mbi burime mediatike. Por, nëse Edi Rama do ta bënte këtë deklaratë publikisht dhe ballazi, atëherë do të kishte një përgjigje të menjëhershme dhe direkte nga LSI-ja”,- sqaroi ministri Petrit Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Vasili, i cili të enjten pritet të votohet nga Kuvendi si ministër Drejtësie, tha më herët për “Opinion” se deklaratat e ministrit Manjani ishin individuale dhe jo qëndrime të LSI-së. Vasili tha se, qëllimet tona nuk kanë qenë të dyzuara, ato kanë qenë transparente dhe në sytë e medias do të jenë të lehta për t’u komentuar.

I pyetur nesë qëndrimet e ministrit Manjani kanë qenë qëndrime personale apo qëndrime të partisë, Vasili tha se “Qëndrimet tona janë qëndrime të qarta dhe të kthjellta. Përsa i takon qëndrimeve individuale, që janë shqetësime të dalluara, qëndrimet e z.Koka ishin të lokalizuara, në një zonë të caktuar dhe për një problematikë të caktuar. Kjo çështje mbyllet këtu, pasi qëndrimet politike janë shumë të kthjellta, por jo vetëm kaq, jo më larg se sa sot ne patëm një qëndrim të gjatë, për të gjitha temat e ditës nga vetë kryetari i LSI-së”.

Lexoni dhe:

Meta: Nëse PS merr vetëm 71 mandate, LSI del në opozitë

Kokëdhima: PS rrezikon të mos marrë as 60 deputetë në Qershor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?