Vasili: Moskapja e Klement Balilit rëndon marrëdhënien me partnerët

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në “Ora News”, se mos arrestimi i Klement Balilit po dëmton marrëdhëniet e vendit me partnerët. I pyetur për kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vasili tha se kemi të bëjmë më një situatë ku duhen sqaruar rrethanat.

“Z. Meta i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një problem që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Kam dëgjuar komente të çuditshme. Ky personazh ishte pagëzuar si Eskobar jo nga ne, por nga partnerët ndërkombëtar. Në Kolumbi ka qenë rrezik kombëtar i këtij vendimi përdorimi i këtij emri. Z.Meta ka kërkuar të sqarohen të gjitha rrethanat, pa paragjykuar kërkënd. Nuk ka lidhje me z. Tahiri. Kjo nuk përjashton askënd. Në fund të analizës dalin edhe përfundimet. Mos kapja e tij rëndon marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtar”,- tha Vasili.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI shtoi se “gjërave nuk mund t’u ikim. Ministri i Brendshëm është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Në momentin që kur ulet në karrigen e ministrit, duhet t’i shërbejë ligjit. Ministri nuk i shërben partisë, por publikut të gjerë atij që e ka votuar apo jo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë emisionit “Arena”, Vasili foli dhe për debatin lidhur me reformën zgjedhore. Vasili tha partia e tij ka bërë disa propozime konkrete për reformën zgjedhore, të cilat janë edhe të mundshme. Ai veçoi heqjen e të drejtës së ankimimit në KQZ pas zgjedhjeve, duke iu dërguar këtë atribut Kolegjit Zgjedhor me qëllim që të mos ketë vonesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi paraqitur disa propozime, ku ne i kemi parë në dy fenomene; trafikimi dhe shitblerja e votës, paratë, një vend pune, fotografimi i saj, fenomen i cili ka spikatur më së shumti mbas zgjedhjeve të 2013-s e këtej. Në zgjedhjet e 2013-s e 2015-s nuk ka pasur kontestime për numërimin e votës, por për shitblerjen e saj. E kemi përqendruar vëmendjen këtu. Jemi përqendruar edhe tek fenomeni i mënyrës së financimit dhe parave të dyfishta që prodhojnë rezultate të deformuara. Së treti, një ide tjetër është shpejtimi i procesit nëpërmjet gjykimeve që ne i gjykojmë të mundshme, si rritja e qendrave të numërimit, dhe së dyti për të hequr KQZ-në si një hallkë ankimimi, duke shkuar drejtpërdrejt në kolegjin zgjedhor”,- tha Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?