Pollo: Të hetohet pasurimi i beftë i Gentian Salës. Rama të reagojë

Kreu i Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo e quan skandal pasurimin e beftë të kreut të AMA i cili në çift ka të ardhura vjetore gati 17 mijë euro ndërsa pasuria e vënë prej tij është dhjetëfishuar brenda vitit.

Në një prononcim për median Pollo kërkoi gjithashtu nga kryeministri të reagojë lidhur me këtë skandal nga njeriu që ai ka emëruar në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive Deputetët e djathtë kërkojnë që përmes një kërkese ti kërkojnë ILDKP-së dhe prokurorisë të hetojnë këtë skandal, ndërkohë që deputetët e PS-së nuk pranojnë.

Pollo tha se shpresonte se në mbledhjen e nesërme që deputetët socialistë të firmosin këtë kërkesë. “ Në komisionin e medias deputetë të shumë të majtë e të djathtë ngritën shqetësimin e skandalit të fundit, kreut të AMA i cili në cift ka të ardhura 17 mijëe euro dhe ka bërë pasuri 10 herë më shumë, duhet të sqarohat. Nuk duam të ngremë akuza por të hetohet. Duam që ILDKPI e prokuroria ta hetojnë. Shumë deputetë kërkuan ta hetojnë. Deputetët e PS-së ishin të vetmit që nuk e pranuan këtë kërkesë. Shpresoj që ata ta firmosin. Kisha dhe një kërkesë për zotin kryeministër. Kjo pasuri është vënë vitin e parë në zyrë të kryetarit të AMA. Do i kërkoja Ramës si votues dhe emërues të prononcohet për këtë rast”,- tha Pollo.