Të mbijetuarit e Chapecoense ngritën kupën në nder të viktimave

Anëtarët e klubit futbollistik Chapecoense nga Brazili të cilët mbijetuan në tragjedinë ajrore e cila ndodhi dy muaj më parë në të cilën vdiqën 19 anëtarë të klubit, ngritën kupën e fituesit të “Copa Sudamericana”, në shenjë përkujtimi për kolegët e tyre të vdekur, raporton Anadolu Agency.

Momenti emocional dhe i paharrueshëm ndodhi të shtunën para fillimit të ndeshjes së ekipit të rinovuar Chapecoense, që njëherësh ishte ndeshja e parë e klubit që prej tragjedisë së 28 nëntorit të vitit të kaluar.

Mbrojtësi Neto u përkul para 20.000 tifozëve të cilët kishin blerë të gjitha biletat e stadiumit. Ai ngriti kupën, së bashku me dy lojtarë të tjerë që i mbijetuan aksidentit, portierin Jackson Follmann dhe anësorin Alan Ruschel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chapecoenset ju dha kupa në shenjë përkrahjeje nga klubi kolumbian Atletico Nacionala me të cilin duhej të takohet në finalen e Copa Sudamericane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjarëve të viktimave iu ndanë medaljet fituese, ndërsa gazetarit Rafael Henzel, i cili gjithashtu mbijetoi në fatkeqësinë ajrore iu dha nderi të fillojë miqësoren kundër Palmeiras.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?