FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Pisk do ta kenë kundërshtarët e Donald Trump

Kundërshtarët e tij brenda koalicionit nuk po e lënë të qetë Ramën. Pas deklaratave të Vasilit se zgjedhjet e ardhshme duhet ti monitorojë administrata e Trump, pas intervistave të Metës se Shqipëria do të jetë më mirë me presidentin e ri të Shba sot qe radha e një LSIsti tjetër. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar sot inaugurimin e presidentit të SHBA, Donald Trump duke bërë njëkohësisht, edhe një paralajmërim në FB. Manjani thotë se që sot me Trump president të vendit më të fuqishëm, bota do të jetë ndryshe. Sipas tij kundërshtarët e tij në të gjithë botën do ta kenë pisk, deri sa të mësohen!

“Që sot SHBA do ketë një President jo konvencional! Kundërshtarët e tij në Amerikë dhe në të gjithë botën do ta kenë pisk deri sa të mësohen! Me Trump bota do jetë ndryshe!”, shkruan Manjani.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuptohet se këto shigjeta i adresohen Edi Ramës që riskoi tepër gjatë fushatës së Trump duke e quajtur zgjedhjen e tij, rrezik për botën dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?