FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eleni Foureira i thotё grekёve: “Jam krenare pёr prejardhjen shqiptare”

Me kёtё titull, tё shkruar me shkronja tё mёdha, kёngёtarja Eleni Foureira ka qenё pjesё nё kopertinёn e revistёs greke Down Town pёr festat e fundvitit. Ajo tashmё pranon se ka gjak shqiptari. Kjo pasi prej vitesh ajo e ka mohuar kёtё fakt por mё nё fund ka dalё hapur ku dhe flet pse nuk e ka treguar prejardhjen e saj.

Midis tё tjerash ajo ka thёnё se ёshtё krenare qё ёshtё shqiptare, duke shtuar madje se tashmё ka “hapur njё shkollё me emrin Foureira”.

Pёr shumё vite i shmangej çdo pyetjeje nё lidhje me tё shkuarёn e saj dhe gjithçka tjetёr qё kishte tё bёnte me jetёn jo profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Racizmi ёshtё diçka e ulёt. Nuk ёshtё pёr njerёzimin. Unё nuk kam frikё nga asgjё. Jam krenare pёr atё qё jam, ashtu siç jam lindur, mёnyrёn me tё cilёn jam rritur dhe pёr faktin qё deri tani ia kam dalё, sepse vёrtet kam luftuar”, ka thёnё ajo, duke vazhduar mё tej: “Gjithçka rreth prejardhjes sime ka filluar qё kur isha e vogёl. Por mё pas, kur pashё qё njerёzit mё donin pёr Elenin dhe kuptuan qё unё jap edhe shpirtin nё gjithçka qё bёj, atёherё pranova prejardhjen time”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?