Suedi, vritet shqiptari me 22 të shtëna

Një shqiptar i quajtur Alban Ibraj është vrarë me 22 të shtëna në ditët e para të këtij viti në qytetin Malmo në Suedi. Mediat vendase shkruajnë se autori është  siguruar që shqiptari ka mbetur i vrarë.

Ndërsa deri më tani është arrestuar një 22 vjecar i cili dyshohet se është  bashkëpunëtor i autorit.

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë por vetëm personin e shtrirë  në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren i plagosur “, tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt Malmo raportojnë mediat është një qytet jugor në Suedi ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore  ku shumë prej emigrantëve grinden mes tyre  duke mbrojtur kulturën e tyre të origjinës.

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?