Donald Lu: Mos arrestimi i Balilit dështim i policisë dhe drejtësisë
I pranishem në analizën e punës vjetore të Avokatit të popullit, ambasadori amerikan Donald Lu deklaron se: Mos arrestimi i Balilit dështim i policisë dhe drejtësisë
Donald Lu: Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do ti vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit. Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës.
Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin se trafikanti i drogës Klement Balili është ende i lirë. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij.
Nëse policia nuk mund të kapë Klement Balilin si mund të shkojë pas peshqeve të tjerë të mëdhenj. Kush mund të besonte se ky është vend serioz në luftën kundër drogës?
KOHA JONË SONDAZH

