PDIU merr një tjetër post në qeveri, Vjollca Braho emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vijon të forcojë pozitat e saj në koalicionin qeverisës. Partia që përfaqëson edhe komunitetin çam në Shqipëri ka rritur përfaqësimin e saj në nivelin e lartë qeverisës, ku nesër pritet të marrë dhe një post zëvendës/ministri.

Burime zyrtare nga qeveria bëjnë të ditur për ‘BalkanWeb’ se zonja Vjollca Braho do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, një post në qeveri i hapur posaçërisht për PDIU-në.

Zonja Vjollca Braho pritet të lërë detyrën e saj në krye të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të marrë postin e zv/ministres në institucionin e drejtuar nga Blendi Klosi. Përveç postit që mban në kujdesin shëndetësor, Braho është edhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjollca Braho qëndron në krye të FSDKSH-së që prej dhjetorit të vitit 2015, ndërsa më parë ka drejtuar Institutin e Sigurimeve Shoqërore, duke realizuar një sërë reformash, mes tyre dhe ligji i ri për sigurimet që ka nisur aplikimin në 1 janarin e 2015-ës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë drejtimit të ISSH-së nga Vjollca Braho ndryshoi rrënjësisht mënyra e llogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, që me sistemin e ri informatik uli kohën e caktimit të përfitimeve, saktësinë e tyre, eliminimin e informalitetit dhe rritur cilësinë e shërbimeve.

Një tjetër sukses i institucionit të drejtuar për dy vite nga Braho është ndryshimi i infrastrukturës nëpërmjet riorganizimit të godinave qendrore të ISSH¬-së, agjencitë e drejtorive rajonale të Tiranës, Durrësit dhe Korçës, si dhe nisja e punimeve për gjithë agjencitë e tjera. Të gjitha këto ndryshime në infrastrukturë kanë sjellë ndryshime në aplikimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Disa javë më parë, PDIU-së iu dha edhe drejtimi i Drejtorisë së Arkivave, ku u emërua drejtor Ardit Bido, anëtar i forumeve drejtuese të PDIU-së. Mediat flasin edhe për një post ministror që pritet ta marrë partia e drejtuar nga Idrizi, madje thuhet se kanë nisur negociatat për Ministrinë e Kulturës. /BW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?