Homazhe për nder të shkrimtarit Teodor Laço, Meta: Një humbje të cilën do ta ndjejnë të gjithë

Kanë nisur homazhet për nder të shkrimtarit dhe politikanit të njohur Teodor Laço. Homazhet po zhvillohen në hollin e Ministrisë së Kulturës, ku ritet e fundit po i kryhen nga personalitete të njohura në vend nga arti dhe politika.

Homazhe pranë trupit të pajetë u bënë edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e konsideroi një humbje që do ta ndjejmë të gjithë.

Meta: Ndarja nga jeta e një personaliteti të shquar si Teodor Laço është një humbje të cilën besoj se do ta ndjejnë të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontributet e tij kanë qenë mjaft të spikatura, që nga periudha kur ai kontribuoi në mënyrë aktive për letërsinë dhe kulturën, por edhe në nxitjen e proceseve demokratike duke dhënë kontributin e tij edhe në Kuvendin e Shqipërisë dhe të diplomacisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shprehur keqardhjen për këtë humbje, Teodor Laço ka lënë pas një kontribut të çmuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?