Probleme me muxhahedinët/ Ngacmoi seksualisht një të mitur 2 vite burg iranianit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burg shtetasin iranian Mousa Jaberibar, i cili u shpall fajtor për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj minorenëve.

Për shkak se iraniani e ka pranuar akuzën, ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar dhe përfundimisht dënimi ndaj tij reduktohet në 2 vjet burgim. Mousa Jaberibar u arrestua nga policia në mars të këtij viti, pas denoncimit nga prindërit e një djali 11-vjeçar, i cili e ka identifikuar iranianin si personin që e kishte ngacmuar dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale.

Shtetasi iranian ka mbërritur në Shqipëri me një grup muxhahedinësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?