Burrel/Spitali pa gjinekolog, foshnja lind në “Rrugën e Kombit”

Romario, erdhi në jetë në kushte aspak normale. Nëna e tij, ka qenë e detyruar për ta sjellë në jetë ëngjëllin e saj, në Rrugën e Kombit. Kjo për shkak të mungesës së një gjinekologu në spitalin e Burrelit, ajo u nis me autoambulancë drejt Tiranës.

Një skandal i rëndë, pasi që nëna dhe fëmija, mund të rrezikonin jetën. Sipas burimeve, koha ka qenë e limitur dhe foshnja erdhi në jetë në mes të rrugës.

Nëna e Romarios,  druhej të fliste por falënderoi një prej infermiereve të spitalit të Burrelit që fatmirësisht e shoqëroi atë ditë dhe e ndihmoi të sillte në jetë foshnjën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materniteti i Matit, një rreth me një numër të madh banorësh nuk ka prej vitesh asnjë mjek obstetër-gjinekolog. Mjeku që vinte nga Lezha, prej dy muajsh nuk është më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një reagim drejtori i spitalit “Xhavit Mara”, Dritan Neli, pohoi se pak ditë më parë i ka bërë shkrese Ministrisë së Shëndetësisë, që edhe materniteti i Burrelit të ketë një mjek obstetër- gjinekolog.  Kjo kërkesë ka vijuar prej vitesh, por deri tani asgjë nuk është bërë. Në këto kushte një tjetër fëmijë mund të ketë fatin e Romarios, e të lindë në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?