Vdekja në maternitet, Rubena Moisiu: Jemi hapur 24 orë
Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu në një prononcim për mediat ka deklaruar se ngjarja ku vdiq një nënë 35-vjeçare dhe foshnja e saj po analizohet dhe se do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Ajo hedh poshtë pretendimet e familjarëve se urgjenca e maternitetit ka qenë e mbyllur.
***
Zonja Moisiu çfarë ka ndodhur, teksa është shfaqur 35-vjeçarja tek spitali juaj? Cili mjek i rojës e ka pritur?
Nuk mund të jap akoma përgjigje, sepse çështja po merret në dorëzim nga specialistët e komisariatit të policisë nr.1. Rezultati do të dalë pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Pse urgjenca ka qenë e mbyllur?
Jemi duke analizuar rastin dhe po verifikojmë nëse ka qenë e mbyllur dhe pse ka qenë e mbyllur. Nuk mund të nisemi nga një fjalë. Këtu funksionon 24 orë spitali.
Ka qenë rastësi dita e djeshme për urgjencën apo… Urgjenca ka qenë e mbyllur, pse?
Absolutisht jo. Megjithatë këto gjëra do dalin më vonë. Ju lutem se jam e zënë me oficerët e policisë.
Pse u transportua 35-vjeçarja me komplikacione?
A ka mundësi të mbaroj problemin me këta dhe pastaj analizojmë bashkë? … “News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

