Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasada e SHBA – Mundësi Financimi për një Program të Posaçëm Grantesh të Vogla

Lajme E premte, 30 Prill 2021 14:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shpall  konkurimin e hapur për mundësi financimi (NOFO) për një Program të Posaçëm Grantesh të Vogla.

Qëllimi i Programit

Në pritje të disponueshmërisë së fondeve, Zyra për Çështje Publike e Ambasadës së SHBA në Tiranë do të pranojë aplikime nga organizatat joqeveritare shqiptare (OJQ) për programet që nxisin dhe forcojnë aftësinë e organizatave të shoqërisë civile (duke përfshirë OJQ-të, mediat, dhe publiku i gjerë) për të përmbushur rolin e tyre advokues dhe monitorues. Projektet do të konsistojnë në nisma që u mundësojnë organizatave dhe individëve të pavarur të veprojnë si vëzhgues, rojtarë etikë, dhe avokatë të grupeve të margjinalizuara, ose jo të përfaqësuara si duhet. Propozimet mund të përmbajë këto lloje të aktivitetesh:

Sjellje në vëmendje/ kultivim të shqetësimit në lidhje me çështjen(t) e interesit të publikut të gjerë

Lobimi qeverisë, industrisë ose palët tjera të interesuara;

Monitorimin e përputhshmërisë me marrëveshjet dhe publikimin e shkeljeve;

Veprimi i drejtpërdrejtë për të nxjerrë në pah aktivitetet e paligjshme ose veprimtari të konsideruara në kundërshtim me interesin publik

Në pritje të disponueshmërisë së fondeve,  Programi pranon propozime deri më 12 Shtator, 2016.

Komisioni për Demokraci NUK financon projekte si ato në vijim:

Fushata për ngritje fondesh

Projekte të ndihmës humanitare

Projekte kërkimore shkencore

Projekte me buxhete që tejkalojnë $ 24,000 dhe që kërkojnë më shumë se një vit për t’u zbatuar

Projekte që dublikojnë projekte ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë

Projektet e paraqitura nga organizatat tregtare dhe fitimprurëse

Projekte që kanë për qëllim të mbështesin veprimtarinë partiake politike dhe / ose fetare

Konferenca dhe udhëtime individuale jashtë vendit

Aktivitetet tregtare

Procesi i vlerësimit:

Një komision vlerësues i ngritur nga  Ambasada e SHBA do të shqyrtojë dhe vlerësojë propozimet për këtë program. Komisionit i duhet deri në dy muaj pas afatit të aplikimit për të përfunduar procesin e e tij të shqyrtimit.  Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë procesit të shqyrtimit, dhe gjithashtu do të njoftohen nëpërmjet  e-mailit nëse propozimi i tyre është përzgjedhur ose jo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kriteret e vlerësimit:

Komisioni gjatë shqyrtimit të propozimeve për grante do të vlerësojë nëse:

  • Projekti propozimi tregon se organizata ka ekspertizë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit.
  • Organizata tregon se ajo ka një kuptim të qartë të çështjen themelore që projekti synon të adresojë dhe është në gjendje ta artikulojë atë specifikisht dhe qartë.
  • Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së hartimit të projektit.
  • Organizata ka identifikuar përfituesit e duhur apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe nëse projekti ka një fokus të qartë dhe qëllim të menaxhueshëm.
  • Ideja dhe qasja e projektit janë inovative, dhe në të njejtën kohë në gjendje të përmbyllet brenda periudhës së projektit. Aktivitetet e propozuara të projektit duhet të jenë konkrete, të detajuara, dhe të mbështetura nga një plan pune i arsyeshëm.
  • Buxheti i projektit është i mirë-organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të etiketuar si “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për zbavitje dhe pije alkoolike nuk janë përfshirë në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin, në vend të dhënies së vlerësime të përafërta.
  • Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete sasiore dhe cilësore konkrete të vlerësimit.
  • Projekti propozimi përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.

Udhëzime specifike:

KUJDES! Organizatat mund të paraqesë vetëm një propozim per programin

  • Shuma maksimale e grantit është 24,000 USD.
  • Programi është i hapur për të gjitha organizatat jo-qeveritare vendase
  • Organizatat dhe individët nga SHBA-të nuk kanë të drejtë për grante nga ky program.

Aplikimi kërkon një përshkrim të detajuar të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve;  përndryshe ai nuk do të konsiderohet.

Si të aplikoni?

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze. Ju duhet të përdorni një formular zyrtar për aplikim, i cili së bashku me paketën udhëzuese të aplikimit mund të merren me e-mail:[email protected].  Kërkesa juaj duhet të përfshijë:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
  • Emri, adresa, telefoni / numri i faksit, e-mail adresa e organizatës dhe emrin e personit të kontaktit
  • Numri i regjistrimit Vendimi i gjykatës i organizatës
  • Numri i llogarisë bankare të organizatës
  • Një përshkrim të shkurtër të asaj që bën organizata
  • Një përshkrim i projektit: si do të përdoret granti dhe kush është audienca e synuar
  • Përmbledhje ekzekutive e projektit (jo më shumë se një paragraf)
  • Një përshkrim i detajuar se përse projekti është i nevojshëm
  • Koha e përafërt nga fillimi deri në përfundimin e projektit
  • Përshkrimi i qëllimeve të projektit, dhe si mund të maten këto në përfundim të projektit
  • Grantet e mëparshme nga donatorë të ndryshëm (emri i donatorit, qëllimi i projektit, dhe shuma)
  • Një buxhet të detajuar, ndarë në të gjithë zërat përbërës
  • Sasia e ndarjes së shpenzimeve (cost-sharing) nga ana e grant-kërkuesit

Kopjet e regjistrimit të vendimit të gjykatës, statuti i organizatës dhe CV-të e stafit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit. Çdo kërkesë që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret parasysh.

Mund t'ju interesojë

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 2 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 3 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 3 orësh

Ju lutemi dërgoni paketën e aplikimit në adresën e mëposhtme:

Programi i Posaçëm i Granteve të Vogla

Zyra e Çështjeve Pubike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Rr. Elbasanit, Nr. 103

Tirana, Albania

Dergimi i versionit elektronik (vetëm format Word dhe Excel) i formularit të aplikimit për [email protected] j është gjithashtu i detyrueshëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 2 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 2 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 3 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 3 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 5 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 3 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 2 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 6 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.