FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi: Ky Kuvend i ka orët të numëruara (VIDEO)

Placeholder Image

Deputeti Ben Blushi deklaroi sot se parlamenti po sillet në mënyrë qesharake me reformën. Në një prononcim për mediat ai tha se palët “janë marrë vesh për të mos u marrë vesh”.

Blushi thotë se me këtë, ky Parlament i ka të numëruara orët, ndërsa deklaron votën personale pro miratimit të reformës.

“Rëndësi ka që drafti të hyjë në seancë, unë do ta votoj. Por kjo mundësi s’po na jepet, unë e votoj pa kushte. Kjo që ndodhi, që u arrit një marrëveshje dhe pas 3 orësh thanë se nuk e kemi është qesharake. Pra, klasa politike gjen marrëveshje për të mos u marrë vesh. Kjo ka gjetur përcmim dhe neveri, natyrisht tek ndërkombëtarët. Ky parlament i ka të numëruara orët, për fat të keq. Rëndësi ka që reforma të votohet me 140 vota”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=NFCjCjjdXlA&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?