Soros në protestë për reformën në drejtësi

Disa organizata të financuar nga Soros kanë  protestuar para Kryesisë së Kuvendit për reformën në drejtësi. Aktivistët e Grupimit Qytetar Pro Reformës u mblodhën për t’u kërkuar deputetëve që ta votojnë draftin. “Drejtësi për qytetarët jo vetëm për politikanët” ishte motoja e kësaj proteste. Fondacioni Soros ka qenë i angazhuar që në fillim për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, si pjesë e reformës në drejtësi, duke kontribuuar me ekspertë të fushës. Pas ofrimit të ndihmës me ekspertë të paanshëm, Soros ka zgjedhur të angazhojë organizatat e saj për të kërkuar kalimin e reformës pavarësisht se palët duken larg një marrëveshjeje që do ta bënte të mundur votimin në kuvend, më 21 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?