Presidenti i BE-së bën thirrje për unitet
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ka bërë thirrje për “unitet” dhe duket se ai po mundohet ti shmanget një efekt domino dërrmues pas votimit të bujshëm të Britanisë, për të dalë nga BE-ja.
Në një fjalim pas Brexit, z.Tusk e përshkroi atë si një “moment historik”, por “jo një moment për reagime histerike”.
Ai tha se Brukseli po përgatitet për një “skenar dramatik”, duke shtuar se: “Ne jemi të vendosur për të mbajtur unitetin tonë prej 27 vendesh tashmë”.
Eurosceptizmi është gjithëpërfshirës në të gjithë kontinentin, pasi Britania e Madhe votoi të zgjidhë veten nga blloku shkatërruar.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

