FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tahiri: Gjyqtari që pezulloi Çakon, ka liruar kriminelë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vijon mbrojtjen publike të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako, të pezulluar nga detyra prej ditës së djeshme.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 1-vjetori të Komisariatit dixhital, Saimir Tahiri tha se gjyqtari që pezulloi Çakon është gjyqtari i shkarkuar që liroi përdhunues dhe vrasës.

“Dje publiku u bë me dije për një vendim gjykate për pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit. Por kush është gjyqtari që mori vendim për një njeri të ndershëm? Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës. Liroi nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra më të rënda penale, përdhunim, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë. Ky gjyqtar u shkarkua. Paprimtas, disa vite më pas kthehet prapë në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron nga burgu një përdhunues, vrasës? Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të mos thënë kurajon institucionale për të shkelur ligjin dhe dhënë një vendim politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e nga ata që nuk duan reformën në drejtësi”, tha Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?