Rama, ambasadorit italian: Nuk kemi institucione serioze

Në aktivietin që u zhvillua sot në QSUT për instrumentat kirurgjikalë, kryeministri Rama bëri një deklaratë që sipas të cilit institucionet e shtetit shqiptar janë joserioze.

Duke e lidhur këtë fakt me ambasadorin italian, për të cilin e falenderoi për investimet në QSUT, Rama tha se kjo është një ditë jopozitive, por jo për faj të ambasadorit, por për faj të shtetit shqiptar që akoma nuk ka institucione serioze.

Kjo deklaratë e Ramës u bë vetëm pak minuta pas masës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I jam mirënjohës ambasadorit italian, e di që nuk është një ditë pozitive, por jo për fajin e tij dhe të qeverisë italiane por për kusuret e shtetit tonë që nuk është akoma një shtet me institucione serioze, por ama prania e tij këtu për një investim që është i një sipërmarrje privat italiane është shprehje e qartë e vendosmërisë për të cuar përpara një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?