Ndahet nga jeta ish-kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, Agim Nezaj

Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare ish-kryeredaktori i gazetës “Koha Jone” analisti dhe pedagogu Agim Nezaj.
Ai ka ndërruar jetë në New York, pas një sëmundjeje të rëndë.

Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”. Po ashtu Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.

Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “ Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
Dashuria e madhe për natyrën, vihet re në profilin e tij në Facebook, ku dominojnë fotografi nga natyra e bukur shqiptare, kryesisht nga Tropoja, vendlindja e tij.

Agim Nezaj ishte kryeredaktor i “Koha Jone” nga Nentor 2013- shtator 2014.

Redaksia e gazetës “Koha Jone” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij për humbjen e parakohshme të njeriut të afërt të saj, kurse media humbi  një profesionist të fjalës së lirë.

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…

Komunikimi i fundit me Agim Nezaj

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Agim Nezaj