Shoqërohet në polici biznesmeni dhe ish-deputeti Nikollaq Neranxi

Policia njoftoi se ka shoqërua në komisariat biznesmenin e njohur Nikollaq Neranxi.

Rreth orës 16;10, Neranxi është përfshirë në një sherr me policët që po i vinin gjobë makinës së tij, në një nga rrugët dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas policisë, Neranxi në fillim ka kundërshtuar, më pas ka sharë dhë ofenduar policët, që po e gjobisnin.

“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6

Po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e N. N. dhe sqarimin e plotë të rrethanave” thuhet në njoftimin e policisë.

Pak ditë më parë, në një status në Facebook, biznesmeni i njohur denoncoi paaftësinë e policisë për të gjetur grabitësit e biznesit të tij.

Ai u shpreh pro ndryshimit të ligjit për armët, duke përmendur faktin se prej 14 muajsh policia nuk kishte asnjë gjurmë nga grabitësit.