Rekord në basketbollin shqiptar, Lasku shënon 100 pikë në një ndeshje
Edhe në basketbollin shqiptar ka ndeshje të mëdha dhe ku vendosen rekorde të tillë. Të shtunën, Tirana-Flamurtari përfundoi 132 me 68, ku basketbollisti i Tiranës, Gent Lasku, vendosi një rekord të jashtëzakonshëm, duke shënuar plot 100 pikë në këtë ndeshje.
Me pikët e shënuara në ndeshjen e ditës së shtunë, Lasku theu rekordin e basketbollistit Gerti Shima, i cili me Valbonën ka shënuar 91 pikë në një ndeshje të vetme.
Gent Lasku tashmë ka shkruar emrin në historinë e basketbollit shqiptar, por ai njihet për pikët e shënuara, duke pasur një mesatare të lartë. Edhe më parë, në një ndeshje ndaj Pogradecit, Lasku ka arritur të shënojë 54 pikë.
Pas takimit, shokët e ekipit realizuan edhe një foto në dhomat e zhveshjes, ndërsa kishin shkruar rekordin prej 100 pikësh të Gent Laskut.
/ Top Channel
KOHA JONË SONDAZH

