Dako: Nuk shkarkojmë Ramën se do të bëhet kryeministër Blushi
Politikë E Martë, 20 Prill 2021 11:58
Pas replikave mes Ramës dhe Blushi, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka sulmuar deputetin Ben Blushi.
Ai tha se nuk do të ketë as referendum për kryetarin pasi këtë çështje e zgjidhi statuti i ri i PS.
“Për mua statuti është i miratuar. Neni 93 thotë se statuti i vjetër është shfuqizuar. Statuti nuk e përmban që ne të bëjmë referendumin. Kryetarin nuk mund ta shkarkoj Ben Blushi se do të bëhet kryeministër”,- tha kreu i PS.
KOHA JONË SONDAZH

