Violeta Manushi,Artiste e Popullit, në 90 vjetorin e lindjes

Nga Zenepe LUKA

(Biseda e rregjistruar 48 orë orë,para se të mbyllte sytë)

Gjashtë  marsi i këtij viti, kjo datë fillim pranvere, shënon edhe  90 vjetorin e lindjes së Artistes së Popullit Violeta Manushi.Kemi rastin të kujtojmë dhe nderojmë Artisten e Madhe, që ishte dhe mbetet një gur themeli i Teatrit Kombëtar.Të flasim për karierën brilante të kësaj aktoreje me përmasa të mëdha, e cilësuar si Bergam i Shqipërisë, që interpretoi me dinjitet edhe rolin tragjik të ndarjes nga jeta.

Në këtë ditë të shënuar të lindjes së një aktoreje të madhe,na jepet rasti të publikojmë edhe bisedën e fundit 48 orë para vdekjes, rregjiustruar në diktofon,që e ruajmë si një vlerë të vecantë,që njëherësh është një mesazh guximi e krenarie,që përcjell njerëzoren e aktores së madhe.

Sikurse ka ndodhur edhe me të tjerë figura  të mëdha të artit dhe letërsisë,90 vjetori I lindjes së kësaj Artisteje të madhe, u anashkalua nga Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar.

Nuk jam pishman që po iki.Jetova gjatë dhe me nder.Kam lënë pas emrin e mirë dhe një popull që më do.Kjo ta bën ndarjen më të lehtë.

Jeta  

Kush është aktorja që në 60 vite në skenë, la  pas 116 role në teatër dhe 16 në kinematografi, vajza e familjes së varfër nga Voskopoja, që lindi me këmishë.Përse nuk u martua, pengjet në jetën e saj dhe skica që i bën portretit të aktores, shkrimtari i madh Dritëro Agolli.

Familja e Violeta Manushit, me origjinë nga  fshati Voskopojë e rrethit të Korçës, sidoqë jetonte në varfëri e tejskajshme,mbijetoi me dinjitet.Fëmijët u detyruan të punonin në moshë fare të njomë, për të siguruar bukën e gojës.Violeta kish treguar historinë e babait të saj,Thomait,që kur digjet Voskopoja, u shpëton plumbave.Kjo histori,që e njeh Voskopoja. është shkruar në një libër nga një autor grek.

Në vitin 1914,Voskopoja, u përfshi nga flakët,duke djegur të gjitha shtëpitë,ndërsa burrat e fashtit i vunë në  rrjesht per ti pushkatuar mes tyre edhe Thoma Manushin.

. Por, fati i kish buzëqeshur njeriut të varfër. Plumbat që kanë rrëzuar për tokë bashkëfshatarë t e tij, nuk ia kanë prekur trupin.Ai është detyruar të rrëzohet përtokë dhe të dëgjojë rënkimin e fundit të burrave të fshatit. Pas disa orësh, kur ekzekutorët u larguan,u detyrua të qëndrojë 24 orë  në  përroin e fshatit,ku fitoi jetën,por mori sëmundjen e pashërueshme që do ta bënte të lëngonte dhe të ndahej në një moshë të re.

Violeta:Kam lindur me këmishë.

Aktorja është shprehur se ka qënë një fëmijë e padëshiruar,por kur u konstatua, prindërit gëzoheshin se mos do të lindëte djalë, që ti bëhj krah Llambit,djalit të vetëm.Vërtetë nuk lindi djalë, por vajza,që erdhi në jetë,lindi me këmishë,që do t’i sillte fat familjes.Që në moshën 14 vjecare,ajo do të provonte mbi shpiunën e njomë punën fizike fillimisht në fabrikëne  këpucëve në Korçë,më pas punëtore  në shtypshkronjën “PEPO”.

–          Falimentimi i fabrikës së këpucëve, pas ardhjes së Italisë, nxori në rrugë fuqinë punëtore, që prodhonte këpucët dhe pëlqeheshin shumë.Pasi largohem që andej, trokasim në shtypshkronjë n “Pepo”dhe
pas largimit të familjes për në Tiranë, në shtypshkronjë”Dielli”,e cila do ti ndriconte rrugën drejt skenës së teatrit,ku shkriu jetën e saj.

–          Nuk u martova,por jam nënë me shumë fëmijë.

–          Vërtetë jeta erdhi ashtu, ndoshta fati vendosi  të mos martohesha, por unë kam qenë nënë me shumë fëmijë, në skenë dhe në jetë. Gjithë kohës më ka shoqëruar dashuria e nipërve dhe mbesave, që më mbanin si ujët e pakët. Kështu jam edhe sot, si veshka mes dhjamit.Teze njëri, teze tjetri, të marrin mendjen, por edhe  të mbushin me gëzim e lumturi.Jam një nënë me shumë fëmijë edhe në skenë. Kam plot njëqind role në teatër dhe gjashtëmbëdhjetë në film. Nënë dhe grua kam qenë në të gjithë rolet e mi. Kam të drejtë të them, se jam nënë me shumë fëmijë? Kushdo do të më kishte zili.

Jetoi 81 vjec, 60 vite në skenë.

Artistja e Popullit Violeta Manushi, kontriboi plot 60 vite në skenë, duke bërë të mundur realizimin e 110 roleve në teatër dhe 16 role në kinematografi.Më mirë se kushdo, portretin e Artistes së Popullit, e skicon shkrimtari i madh Dritëro Agolli. teksa i kërkojmë një opinion,  shprehet :

Dritëro Agolli.

Violeta Manushi hodhi themelet e Teatrit Kombëtar dhe bazamentin e dashurisë për teatrin tek njerëzit”. Në këto themele,bashkë me teatrin,Violeta Manushi ndërtoi edhe shtëpinë e saj.Për atë,Teatri dhe shtëpia,janë një..Ajo nuk u martua,nuk bëri fëmijë,vatra e saj ishte skena dhe rolet ishin fëmijët e saj.Këta ishin shumë,të vegjl,të rinj,të moshuar,të mëncur,shakatorë e seriozë.Atyre u dha frymën e saj,shpirtin dhe mëndjen,u dha karakterin kombëtar dhe popullor,veset dhe virtytet,zemë rimin dhe trishtimin,prandaj, këto personazhe,të krijuara prej saj,u bënë thellësisht popullorë,bashkë me vetë Violetën.
Le të përmendim këtu “Olimbinë” tek “Karnavalet e Korcës”.Nicën tek “gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Zyhranë tek “Fytyra e Dytë” dhe Ollgën tek”Zonja nga Qyteti”.

Këta personazhe tani kanë udhëtuar në të gjithë vendin dhe Violeta Manushi,ëhtë bërë njësh me ata
Nuk është e rastit,që njerëzit,fëmijtë ,të rinj dhe të vjetër,sa herë shohin Violeta Manushin,e tregojnë me gisht:
Ja,teta Ollga.
Kjo gjë arrihet vetëm në sajën e një mjeshtërie të thellë riktijuese.Ajo ka gjetur celësin e zbërhimit të karakterit të gruas shqiptare,si amvisë shtëpie,si mbrojtëse të moralit dh si patriote,përmes rrugës së transformimit.

Violeta Manushi ka qënë dhe mbetet një nga veprimtaret më të shquara të shoqërisë shqiptare,që në vitet e para të themelimit të Teatrit Kombëtar dhe deri sa u nda nga jeta..Së bahku me koleget e veta,npërmjet artit skenik dhe fisnik,ndihmuar në emancipimin dhe civilizimin e kësaj shoqërie dhe vecanërisht të gruas, duke qënë pjesmarrëse aktive në transformimet shoqërore.

Violeta Manushi firmosi personalitetin e saj,duke shkelur mbi të gjitha rrugët e Shqipërisë, që tu sillte njerëzve gëzim.humor,shpirtgjë rësi,prej saj buronte bukuria dhe humnizmi njerëzor.

Në vitin e fundit të jetës.

Artistja e madhe u diagnostikua me një sëmundje të rëndë dhe iu desh të qëndrojë një vit në shtrat.Përvec nipërve e mbesave që e rrethonin, Artistja u muar nën kujdesin e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar”Nermin Vlora Falaschi”,themeluese e të cilit ishte edhe vetë Ajo.

Amaneti dhe biseda e fundit rregjistruar ne diktofon.

Pasi u kthye nga Turqia,ku bëri konsultën e fundit, artistja më afron rreth vetes dhe më thotë.Unë e kam marrë rrugën pa kthim, do të mbetet peng, nëse nuk do të marr librin që po shkruan për mua dhe tua jap me autograf të dashurve të mij”Për herë të parë,.dallova nje mjergull loti në sytë e saj.

Ishin ditët e para të muajit maj, iu përvesha punës natë e ditë dhe në mes të qershorit libri “Violeta Manushi,Kryezonja e Skenës ishte gati për në shtypshkronjë.Kur ia thashë artistes,ajo më nguli vështrimin duke ngritur supet:”Unë nuk kam ta paguaj”.

-Do ta rregullokmë-I thashë dhe trokita në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z.Edi Rama.-Po, më tha-do ta paguaj bashkia.Mbushur me gëzim I tregova artistes, që u gëzua shumë për lajmin,më tha: Ma jep të flas vetë me z.Rama, që i tha vetëm këto fjalë:”Faleminderit,bir.Me këtë lave një borxh që ma kishe”.

Në fund të qershorit 100 kopje të librit i shkuan Artistes, që pa u vonuar i shkroi me dorën ,që i dridhej,  ku dallohej qarte vetëm emri dhe mbiemri:Violeta Manushi.Kjo mjaftonte.Amaneti u kye.

Cfarë tha Artistja 24 orë përpara se të mbyllte sytë:

Artistja e madhe,me kurajon e pashembullt, me humorin që kishte brenda tragjiken,me qëndrimin e saj,e bëri shumë të lehtë takimin me vdekjen,duke  interpretuar në mënyrën më perfekte rolin tragjik.

Vetëm 24 orë para se të mbyllte sytë,Artistja e madhe bëri një bisedë të gjatë,që është e incizuar në diktofon dhe mbetet një vlerë e rrallë në arkivin e Fobdacionit”Nermin Vlora”.Në prani të nipit të saj,Piro Xhahini, dr.Afërdita Stefani dhe punëtores që i shërbente,Esma, ndër të tjera ajo tha:“  Sikurse e shihni,unë jam nisur për udhë, që nuk është e gjatë.Nuk jam pishman që po shkoj, jetova 81 vjet e kusur, për më tepër jetova me nder.Kemi qënë të varfër,por nuk kemi lypur.Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë.

Po iki me pengun, që nuk do të marr pjesë në promovimin e librit që u shkrua për mua , për të cilën i jam mirënjohëse edhe në varr autores.Nëse e bëhej sot,ndoshta vija me një karrocë, kurse nesër, është vonë.Rëndësi ka që njerëzve të afërt, miqëve, nipërve e mbesave,jua lashë me me firmën time, dashurinë time që kam për ta.

Fjalët e fundit të Artistes së madhe ishin:”Eja më puth,se po iki.(Dhe në diktofon dëgjohet zhurma e puthjeve të lamtumirës)24 orë më pas,26 korrik,Artistja e Popullit do të mbyllte sytë përgjithmonë.

Kariera

   Violeta Manushi,është Aktore e madhe, e 100 roleveqë ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”).

    Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.

        Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre.

    Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977

  • Trishtimi i zonjës Shnajder– (2008) film i xhiruar ne 2005, para se ajo te vdiste
  • Valsi i Titanikut(1990), teater-komedi
  • Përkujtimi:
  • Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, me mbështetjen e Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, do të organizoi një takim në sallën e teatrit “Zihni Sako”, me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Artistes së Popullit Violeta Manushi.