Ylli Ndroqi,lideri i shoqatës së Konsujve të Nderit,në dy vjetorin e saj

Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, është mbledhur në takimin e parë të këtij viti, për te vendosur themelet e punës së këtij viti, që sërish do të synojë rritjen e kontributin të tyre në shoqërinë shqiptare. Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi, tha se 2015 mbyllet me një bilanc të përmbushur të objektivave dhe së 2016 do të jetë viti ku do të tentohet shtimi i rolit të Konsujve në diplomacinë ekonomike.Edhe nënkryetarja e Shoqatës, Belma Çela dhe Dekani Gjergj Leqezja, çmuan punën e bërë deri më tnai nga Shoqata dhe kërkuan më shumë angazhim për këtë vit.

ylli2

Dy vjet nga themelimi i Shoqatës, përfaqësuesja e Konsujve të Nderit në Shqipëri, ka shënuar një bilanc të vlerësueshëm të punës, duke rritur pritshmërirë për rolin e tyre, jo vetëm në misionin diplomatik.

Në përmbushje të kësaj sfide, Konsujt janë bërë bashkë, për te hedhur themelet e një veprimtarie edhe më të fortë, përgjatë 2016.

Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, çmoi punën e gjithë Konsujve dhe rrjetit drejtues, falë mbështetjes së të cilëve u arritën objektivat dhe këmbënguli në nevojën për të rritur edhe më shumë, kontributin e Konsujve të Nderit në shoqërinë shqiptare.

 Ylli Ndroqi: Sfida kemi patur shumë por me kënaqësi mund të themi se kemi arritur objektivat që i kemi dhënë vetes sëbashku në Asamblenë e vitit të shkuar.Shoqata jonë po luan një rol të rëndësishëm tani. Para dy vitesh mund të ishin disa Konsuj që kishin marrë një titull të tillë por e them me bindje të plotë se ata ishin deri dje në hije, sot luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diplomacinë ekonomike, por edhe në opinionin publik.

Edhe nënkryetarja e Shoqatës së Konsujve të Nderit, Konsulle e Mongolisë, Belma Çela kërkoi rritjen e përkushtimit të Konsujve për ta çuar në një tjetër dimension veprimtarinë e tyre.

ylli3

Belma Çela: Uroj që ky vit të fillojë ndryshe dhe të përfaqësohemi sa me dinjitet në shoqërinë shqiptare.

Dekani i Shoqatës së Konsujve të Nderit, vlerësoi aktivitetin e berë deri më tani nga Shoqata.

 Gjergj Leqezja: Mendoj që asnjë nga ne nuk mund ta bënte punën që bën Ylli kështu që gjej rastin ta falenderoj përzemërsisht.

Në këtë fillimvit, Shoqatës i janë bashkuar edhe 5 Konsuj Nderi të cilët përfaqësojnë 5 shtete në Shqipëri dhe ky ishte rasti që kryetari Ndroqi, të ftonte edhe Konsujt e tjerë t’i bashkoheshin kësaj përfaqësie.

Për Shoqatën e Konsujve të Nderit, ky vit ngrihet mbi disa objektiva kryesore, në rritjen e rolit të tyre në diplomaci dhe diplomacinë ekonomike, në  forcimin e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë dhe vendeve që ata përfaqësojnë dhe në shtimin e mbështetjes që i ofrohet komunitetit në nevojë.