Zbulohet motivi se si Messi i “vodhi” Topin e Artë Van Dijk

Lionel Messi arriti që të merrte “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, duke kaluar Ronaldon. Këtë vit gara ishte shumë e fortë, por me mbrojtësin Van Dijk. Argjentinasi arriti që të merrte 686 vota, kundrejt 679 votave të mbrojtësit të Liverpoolit.

 

Van Dijk ë ka marrë më shumë preferenca në vendin e parë (6 pikë), nga 69 gazetarë, teksa pas tij gjendet Messi me 60, por argjentinasi ka pasur më shumë prezenca në votat e më shumë gazetarëve. Nëse të dy futbollistët do të arrinin në të njëjtën numër votash, triumfues në këtë rast do të ishte holandezi për shkak të më shumë vlerësimeve në vendin e parë.

Një befasi për lojtarin e Liverpoolit, i cili edhe pse mori preferencën më të madhe nga juria sërish nuk arriti që të merrte çmimin prestigjioz. /R.Lika-Koha Jone/