VIDEO/ Miku i paftuar i prish lumturinë këtij 7-vjeçari

Aventura me tavolinën e sërfit nuk ka shkuar siç duhet për këtë 7-vjeçar.

Siç shihet edhe nga video e bërë publike nga prindërit e tij, Chandler Moore, vogëlushi nga Orlando po argëtohej në maksimum, deri kur para tij u shfaq një mik i paftuar.

Një peshkaqen i vogël i preu udhën, duke e detyruar të hidhet në ujë. Për fatin e tij të mirë, peshkaqeni nuk e sulmoi dhe gjithçka kaloi me një kujtim të bukur.