Vasili nxjerr dokumentin: Rama oligarkëve nuk u prek asnjë qindarkë, kurse policëve u merr rrogën

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka nxjerrë një dokument, ku, sipas të cilit, thuhet se qeveria ka dhënë urdhër që policëve t’u mbahet një pjesë e pagës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, por nga ana tjetër fondeve që shkojnë për koncensionet nuk do t’u preket asnjë qindarkë.

Bshkëngjitur dokumentit, në një postim në Facebook, Vasili shkruan se “Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarkë koncesioneve të oligarkëve dhe opozita që e propozon “ka mungesë fantazie” sipas Ramës.

Edhe në këto ditë të tragjedisë më të rëndë që është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga të gjitha anët, vetëm parave të koncesioneve s’duhet t’u lëvizë asnjë qime.”

Postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Skandali. Edi Rama koncesioneve të oligarkëve nuk u prek një qindarkë, kurse policëve u merr rrogën!(DOKUMENTI).

Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarkë koncesioneve të oligarkëve dhe opozita që e propozon “ka mungesë fantazie” sipas Ramës.

Edhe në këto ditë të tragjedisë më të rëndë që është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga të gjitha anët, vetëm parave të Koncesioneve s’duhet t’u lëvizë asnjë qime.

Populli i martirizuar nga tërmeti, qe s’ka bukë të hajë dhe shtëpi se ku të fusë kokën, duhet të vazhdojë të paguajë nga gjaku i tij për gjakpirësit financiarë të koncesioneve të qeverisë.

Po Edi Rama që s’prek koncesionet me urdhëra të paligjshme u mban rrogën me pahir policisë me sebepin e ndihmës për situatën.

Shikojeni me sytë tuaj dokumentin se si solidariteti bëhet me urdhër në polici nga Edi Rama dhe drejtorët e tij.