Uzuni s’dinë të ndalet në Kroaci, shënon edhe Cokaj (VIDEO)

Myrto Uzuni nuk ndalet. Pas golit të shënuar në kampionatin kroat fundjavën e kaluar, futbollisti beratas gjen sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe në Kupën e Kroacisë.

 

Në çerekfinalen e këtij kompeticioni, Lokomotiva e Zagrebit luajti në transfertë ndaj Sibenikut. Në minutën e 28, Uzuni zhbllokoi shifrat. Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit, i cili shënoi me të majtën.

Shqiptari tjetë Enis Çokaj, që shënoi golin e tretë për Lokomotivën në minutën e 82-të. Pas një goditje këndi, topi doli jashtë zone, dhe Çokaj lëshoi një të djathtë të fuqishme, dhe pasi topi u përplas në tokë, portierit i humbi përqendrimi dhe bëri një gafë, duke i “falur” kështu golin e tretë. Falë kësaj fitoreje, tashmë Lokomotiva e Zagrebit arrin fazën gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.