Triumfi i Messit, Griezmann i vendos një emër të ri “Topit të Artë”

Lionel Messi arriti të fitonte për herë të gjashtë në karrierën e tij “Topin e Artë”, duke bërë kështu që rekord absolut. I lumtur për arritjen e argjentinasit ka qenë edhe Antoine Griezmann.

 

Francezi ka postuar një foto me Messin dhe me “Topin e Artë”, ku i vendos një emër të ri çmimit prestigjioz. “El Balon de Leo”, kështu shkruan Griezmann në postimin e tij, pra “Topi i Leos”.

Kjo foto tregon edhe marrëdhënien e mirë që mbizotëron mes dy lojtarëve, ndryshe nga çfarë ishte shkruar më parë në media, ku spekulohej se Messi dhe Griezmann nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin.