Tritoli “zhduk” në pak sekonda pallatin 6-katësh (VIDEO)

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, dëmtoi shumë ndërtesa. Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. IKMT-ja ka realizuar një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të mos pësonin dëmtime godinat përreth.

Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë. Shembja u realizua pas një incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur.

Në këtë ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë.