Strakosha: E respektojmë Juventusin, por nuk kemi frikë nga ata

Thomas Strakosha së fundmi ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Radio” duke komentuar prag-ndeshjen ndaj Juventusit. Portieri i Lazios po kalon një moment fantastik te bardhekaltrit.

 

“Mbështetja e tifozëve na jep karikim për të vazhduar të ardhmen. Mbrëmje si ato na japin kënaqësi, pasi ne shpresojmë që të japim më të mirën tonë si brenda dhe jashtë fushave.

Asnjë pritje në ndeshjen e fundit? Më mirë, sepse tregon se nuk pësojmë shumë nga kundërshtari dhe kthehemi në shtëpi më të qetë. Kur ekipi tjetër arrin të jetë i rrezikshëm, unë gjithmonë duhet të jem gati për të arritur numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol.

Të shtunën na pret një ndeshje e vështirë për rrugëtimin tonë, e dimë që çdo pikë është e rëndësishme, por nuk kemi frikë nga askush. E respektojmë Juventusin, është një ekip i madh, duan të reagojnë, por ne mendojmë për rrugëtimin tonë dhe për të marrë maksimumin.

Evente të tilla janë të bukura, të japin buzëqeshjen e një fëmije, nuk krahasohet me asgjë në botë, dhe na bën ta kujtojmë me emocion momentin që kemi takuar një futbollist: është diçka jashtë bote. Të jem më ta ma bën zemrën mal”, deklaroi Strakosha. /R.Lika-Koha Jone/