Projekti i madh i Milanit, ëndërrohet Guardiola dhe Messi

Milan po kalon një moment të vështirë edhe këtë sezon, por e ardhmja shpresohet që të jetë më e mirë. Shpresa e madhe mbetet afrimi i Zlatan Ibrahimovic në janar, por që sipas asaj që bën të ditur “La Repubblica”, nuk përjashtohet mundësia e një projekti shumë ambiciozë.

 

Sipas të përditshmes italiane është vetëm një plan, por që është vënë në lëvizje nga një tratativë që është në këto moment në tavolinë mes Elliott e Bernard Arnault, që ka synim të investojë në markën Milan për të ngjitur klubin në lavdinë e dikurshme.

Sipas asaj që bëhet e ditur Elliott e Lvmh e konsiderojnë lajmin të pabazë, por gjërat kanë lëvizur në javët e fundit dhe Arnault është vënë në lëvizje nga presioni i konsulentëve ekonomikë, që si pasojë e efektit Brexit besojë në trekëndëshin e ri financiar Paris-Frankfurt-Milano në dëm të Londrës.

Sipas të përditshmes, Mbreti i luksit, që sapo ka blerë galeritë Tiffany për 16 miliardë dollarë, e ka lënë derën hapur e ka deklaruar se nëse do të zbarkonte në Serie A do të donte në skuadër lojtarin e trajnerin më të mirë në botë, Messi e Guardiola (ose në alternativë Mbappe e Klopp).