Prapaskena/ Sjellja e çuditshme e Ronaldos në mbrëmjen gala në Itali

Cristiano Ronaldo u vlerësua mbrëmjen e djeshme si futbollisti më i mirë i sezonit të fundit në Seria A, duke u ngushëlluar disi pasi u rendit i treti në të njëjtën mrbëmje për “Topin e Artë”. Mediat italiane ndërkohë kanë  zbuluar edhe disa detaje shumë interesante.

 

Portugezi zgjodhi që të qëndronte në makinë derisa u thirr emri i tij, duke mos qenë i pranishëm në sallë. Ronaldo injoroi “Topin e Artë”, ndërkohë që u vlerësua edhe si sulmuesi më i mirë i sezonit në Itali. Ai u ngjit në skenë duke marrë çmimin nga prezantuesja Diletta Leotta, edhe pse dukshëm ishte i mërzitur.

 Ronaldo doli në skenë me prezantuesen Diletta Leotta