Post-tërmeti/ Greqia vë në dispozicion tre kuzhina lëvizëse për banorët e dëmtuar

Që prej 26 nëntorit ku vendi u godit nga tërmeti vdekjeprurës, Greqia gjendet pranë popullit shqiptar duke ofruar ndihmë jo vetëm gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, por tashmë edhe ndaj banorëve që mbetën në qiell të hapur një javë më parë.

Së fundmi, Greqia ka vënë në dispozicion të kampeve të ngritura tre kuzhina lëvizëse, ndihmë kjo e ofruar nga ushtria greke.

“Tre kuzhina-lëvizëse që janë dërguar nga Ushtria Greke, bashkë me një personel prej gjashtë vetash, janë vendosur dhe funksionojnë në ambjentet e Marinës Shqiptare në Durrës.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Filippidou, e vizitoi në vend dhe e falënderoi ekipin që erdhi nga Greqia për të ndihmuar njerëzit që ngelën pa strehë pas tërmetit shkatërrues.

Tre kuzhinat-lëvizëse do të vazhdojnë gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit në Durrës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftim.